Çdo histori e fortë biznesi nis me njerëz e jo me shifra. Edhe historia e FRUGEA fillon pikërisht kështu me besimin se tregtia e frutave të thata duhet të ndërtohet mbi ndershmëri, cilësi dhe marrëdhënie afatgjata.
Në një rrjet global ku tregtia me shumicë e frutave të thata po rritet çdo vit dhe konkurrenca bëhet gjithnjë e më e lartë, ne kemi zgjedhur një rrugë tjetër. Për ne, diferenca reale nuk qëndron vetëm te çmimi, por te besimi që ndërtohet dorë pas dore, nga ferma te magazina, nga porosia te tryeza e klientit final. Që prej vitit 2016, “Fresh Fruit Trade Albania”, tashmë e shndërruar në FRUGEA ka lidhur fermerët dhe prodhuesit nga Afrika Veriore e lindja e mesme, me Shqipërinë, Ballkanin e Europën, duke krijuar një zinxhir furnizimi që funksionon pa ndërprerje dhe me standarde të njëjta cilësie në çdo treg.
Pas çdo thesi me arra, çdo pakete me bajame, fistik e lajthi apo çdo kilogram hurme arabe që mbërrin te klientët tanë, qëndron një proces i kujdesshëm përzgjedhjeje. Asgjë nuk neglizhohet. Nga arrat dhe bajamet premium, te fiku i thatë tradicional, apo erzat e shumëllojshme, FRUGEA ruan shijen natyrale të produktit, pa ndërhyrje artificiale dhe pa kompromise në cilësi. Kjo qasje është thelbësore për partnerët tanë të bizneseve (B2B), sepse tregjet evropiane dhe ballkanike kërkojnë produkte me origjinë të qartë, me standard të qëndrueshëm nga porosia në porosi si dhe të gatshme për shpërndarje tek tryezat e klientëve. FRUGEA nuk tregton thjesht fruta të thata, ne mbrojmë reputacionin e bizneseve që bashkëpunojnë me ne.
Në vitin 2020, kompania hodhi një tjetër hap të rëndësishëm duke shtuar ripaketimin profesional të frutave të thata, arrorëve dhe bimëve aromatike. Ky shërbim u ndërtua për t’iu përshtatur realisht nevojave të supermarketeve, distributorëve dhe sektorit HoReCa.
Një vit më vonë, në 2021, FRUGEA investoi aty ku ka më shumë rëndësi për partnerët, në flotë transporti dhe logjistikë të dedikuar. Me agjentë shitjeje në çdo cep të Shqipërisë dhe menaxherë B2B për tregjet ndërkombëtare. Rezultati është konkret. Furnizim i pandërprerë, dorëzim në kohë dhe fleksibilitet, edhe në periudha kur tregu global përballet me pasiguri.
Për partnerët tanë, zgjedhja e bashkëpunimit me FRUGEA nuk është një transaksion i zakonshëm. Është një vendim strategjik. Ngritja e një bashkëpunimi solid që u shërben distributorëve në Ballkan dhe Evropë, fermave furnitore nga 5 kontinente e gjithë rrjetit të shitjes me shumicë dhe pakicë. Ne besojmë se bizneset më të forta ndërtohen mbi marrëdhënie afatgjata, ku cilësia krijon besnikëri dhe besnikëria sjell rritje të qëndrueshme për të gjithë zinxhirin. FRUGEA ka nisur dhe u qëndron këtyre vlerave si një partner që ecën me ju, nga sot drejt së ardhmes.
